COVID-19, shkon në 3 numi i viktimave në Maqedoni. Infektohen edhe 2 pjesëtarë të ushtrisë

AKTUALITET


Ministria e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriu njofton se dy pjesëtarë të Ushtrisë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa që të dy nuk kanë udhëtuar jashtë vendit.

“Të dy pjesëtarët e Armatës, një nënoficer dhe një ushtar kanë punuar në garnizonin e Shkupit. Njëri prej të infektuarve ka punuar në restorantin ushtarak në kazermën e Ilinden si ndihmës”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se janë marrë të gjitha masat menjëherë pasi janë vërtetuar rastet në fjalë.

“Restoranti ushtarak është dezinfektuar plotësisht dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje sipas protokolleve epidemiologjike. Restoranti do të mbyllej për 24 orët e ardhshme. Të gjithë që supozohen që kanë pasur kontakt me kontakt me personat e infektuar tashmë janë në vetizolim”, shtojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Të dy pjesëtarët e ushtrisë të cilët kanë rezultuar pozitiv ditëve të fundit kanë qenë në vetizolim pasi anëtarët e familjeve të tyre kanë dyshuar në simptomat e Covid 19.

Ndërkohë shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Pasditen e sotme ndërroi jetë një grua nga fshati Ballancë e Qendër Zhupës. Alije Mustafa ishte e para paciente e prekur në atë zonë, e cila së bashku më bashkëshortin e saj të infektuar ishin kthyer nga Italia.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë konfimruar me koronavirus 29 persona.

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus shkon në 177, prej të cilëve 1 tashmë është shëruar ndërsa dy fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.



Skip to toolbar