COVID-19, shkon në 43 numri i viktimave. Një tjetër e moshuar humb jetën në Spitalin Infektiv

CORONAVIRUS


Një 70 vjecare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit.

E moshuara mësohet se vuante nga një formë e rëndë e leukozës.

Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës, tha ministria.



Skip to toolbar