Eridon Qardaku ishte lojtari i parë dhe i vetëm deri më tani në futbollin shqiptar që rezultoi pozitiv me Covid-19. Futbollisti i Bylis ishte testi i parë për Superligën dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të kuptuar se si do të funksiononte në praktikë protokolli sanitar. Si rasti i parë solli jo pak kaos dhe paqartësi mes palëve por fatmirësisht nuk solli ndërprerje apo shtyrje të asnjë takimi.
Sot, klubi i Bylis por dhe futbolli shqiptar mund të marrë frymë lirisht pasi Qardaku ka rezultuar negativ edhe në testin e tretë që iu nënshtrua. Lojtari shkodran mund ti bashkohet ekipit të tij për të qenë në dispozicion të trajnerit Dovedan për pjesën e mbetur të sezonit.