Kryemadhi: Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kush hyn, nuk del më gjallë

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi thotë se politikanët dhe njerëzit me influencë duhet të jenë të përmbajtur në deklaratat e tyre sa i përket COVID-19. Përballë kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, Minxhozi tha se qëndrimi i një pjese të mirë të spektrit politik është i frymëzuar nga qëndrimi i papërgjegjshëm i presidentit amerikan Donald Trump.

Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së e cila është shprehur kundër mbajtjes së maskës në rrugë, thotë maska është problemi i fundit, duke evidentuar të tjera probleme në menaxhimin e pandemisë. Ndërkohë lidhur me masat e marra nga qeveria, njëri prej tyre që nuk lejon mbledhjen e më shumë se 10 personave, Kryemadhi pyet pse mblidhet parlamenti.

“Tek ‘Shefqet Ndroqi’ kush hyn nuk del më i gjallë. Ky zotëria vendos maskën për fasadë. Nuk ka hallin tonë, nuk ka hallin e ekonomisë.” tha Kryemadhi.

Minxhozi: Unë shoh që znj.Kryemadhi sjell një qëndrim që është i ndryshëm ndaj asaj që është sot metodika e trajtimit dhe mbrojtjes ndaj COVID-it. Është një qëndrim jo i ri, në botë është quajtur ideologjizim i pandemisë, qëndrim i një pjese të spektrit politik, të frymëzuar nga qëndrimi i papërgjegjshëm i një presidenti që për fat të mirë po ikën këto ditë nga zyra. Me sa lexojmë dhe dëgjojmë unë mendoj që frymëzimi, burimi është tek personi më i fuqishëm në botë. Elitat politike, pjesë të tyre e përqafuan këtë gjë. Edhe ilaçet pësuan një lloj ideologjizimi të pjesshëm. Antiviralet duhen se janë alternative, antibiotikët janë tradicionalë. Nëse do kishte barrën e menaxhimit të krizës znj.Kryemadhi nuk besoj se do thoshte kështu.

Kryemadhi: Si tha z. Janullatos dhe Imzot Frendo me besimin në Zot do shërohem dhe me besimin te mjekët.

Minxhozi: E kam pasur rastin që ta kem në familje COVID-in. Kur një 28-vjeçar nuk e ulte dot temperaturën në 10 ditë me antibiotikë e antiviralë, unë mendoj që politikanët duhet të kenë një lloj përmbajtje. Ka njerëz që nuk janë më sot për atë shkak. Atij që i ndodh nuk do t’ia dijë për të tjerët. Ajo maska që ju thoni duhet në ambiente të mbyllur…unë mendoj se keni shumë ndjekës, sikur një përqindje e vogël e atyre ta zbatonte atë që ju thoni a ka ndonjë risk.

Kryemadhi: Nëse ti do kishe një media korrekte nuk do kishe nxjerrë një fjali nga konteksti. Sigurisht që qëndrimet e mia kanë impakt.

Çështja e përdorimit të maskës është e fundit e problemit. Nuk është se nuk është problematik COVID është shumë problematik. Pse nuk i ktheheni deklaratave të Kryemadhit në karantinën e parë. Mbani distancën, zbatoni masat. Ne kemi bërë kampin e LRI-së në gusht me 180 persona dhe 20 nuk erdhën se ose e kishin kaluar ose mund të ishin aktualisht. Të gjithë anëtarët e kampit ishin të kontrolluar. Këta mund të dilnin por nuk mund të hynin të tjerë. Kur ka dëshirë njeriu për të bërë. Nëse është puna sipas kësaj pse duhet të mblidhet parlamenti. Dy standardizim. A është pozitive nga ana jonë që t’iu themi njerëzve mos e konsidero, jo unë nuk iu them mos e konsideroni. Izolimi nuk është zgjidhja. Testim, gjurmim, izolim dhe më pas mjekim. Tek ‘Shefqet Ndroqi’ kush hyn nuk del më i gjallë. Ky zotëria vendos maskën për fasadë. Nuk ka hallin tonë, nuk ka hallin e ekonomisë.



Skip to toolbar