COVID në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja u shënuan

CORONAVIRUS


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.

Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495. Në total numri i rasteve aktive është 108”, njofton Ministria e Shëndetësisë.



Skip to toolbar