#Covid19, Rëndohet gjendja e pacientit të shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

AKTUALITET


Situata me shpërndarjen e koronavirusit në vendin tonë vijoi dhe sot me rritjen e numrit, duke e numëruar 38 persona të prekur nga Covid 19 sipas informacionit më të fundit të bërë publik nga Instituti I Shëndetit Publik në mesditën e të shtunës. 

ISHP raportoi se gjendja e dy prej të shtruarve në regjim spitalor që janë prekur nga virusi Covid 19 është jo e mirë pasi këto dy pacientë janë vendosur në terapi intensive, e cila nënkupton intubimin respirator. 

RealStory mësoi se në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” (sanatoriumi) ndodhet njëri prej pacientëve të prekur nga Covid 19, i cili prej 30 ditësh ka qenë i shtuar në këtë spital për sëmundje të mëparsme, por që tashmë i është mbivendosur edhe virusi Covid 19, cfarë e komplikon edhe më shumë gjendjën e tij shëndetësore. 



Skip to toolbar