Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se Partia Demokratike e Shqipërisë lindi si një parti, e cila kërkonte që ta bënte Shqipërinë si gjithë Europa, ndërsa pas tre dekadash, sot filozofia e saj është krejt e kundërta.
Ai pohoi se nuk duhen paragjykuar hapat, që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
“PD lindi me parullën “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”, por sot, e gjitha përpjekja që bëhet është përpjekja kundër Brukselit. Nuk duhet të paragjykojmë hapet që lidhen me Europën”, tha Çupi.
