Nga Frrok Çupi
E dimë se erdhi çasti ‘o zot o kurrë!’, për fatin e të arrestuarit Sali Berisha. Nesër jo vetëm që është vonë, por nuk vlen më. Për herë të parë në jetë të tij, ky njeri lëshoi një fjalë të vërtetë. I ka ardhur aty ku nuk thuhet, prandaj edhe thërret ‘o sot o kurrë’.
Mbrëmë u shfaq në dritaren e ‘burgut’, me një fytyrë të llahtarshme si ta kishin rrahur si Ndrea Prendin; kuq e kuq si i pirë nga rakia; shtremba-shtremba sikur sfidonte edhe maskën e artistit Agron Llakaj; sytë të lagur e të futur deri në kockën e hundës. Në mjerim. I dorëzuar më në fund iu thoshte gjithë shqiptarëve “gëzohuni me këtë mumje që u ka dhunuar!’.
Ka ardhur në pikën e fundit, kur thotë ‘o sot o kurrë!’. Po të mbetet puna për nesër, do të jetë vonë.
Nga çasti në çast pritet që të vijë furgoni i policisë dhe të trokasë dera: “Qytetari Sali Berisha, ejani me ne!’.
Ku ka më ai mendere të vrasë policin, as gjykatësin, as prokurorin. Ka mbërritur shteti prokurorëve dhe gjykatësve, pa lejen e tij. Për pak ditë në Gjykatën Speciale të Krimeve do të hidhet shorti kush do ta gjykojë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij për krimin e korrupsionit dhe të pastrimit të parave. Deri tani ka pritur në katin e tetë me shpresë…, me shpresë se dikush nga trimat… Por tani nuk ka më shpresë. Prej një viti pret në ballkon si gjeldeti i Baldushkut për t’u ‘ therur’ në SPAK.
Nuk ka më kohë! Dosja e krimit të tmerrshëm e vrasjes shtetërore të katër qytetarëve në oborrin e qeverisë Berisha, u plotësua. Mbërritën regjistrime, pamje filmike, dokumente, dëshmi, prova, copa bisedash, urdhëra nga lart qëlloni në mish, tradhëtira… Për pak ditë nis thërritja në SPAK e autorëve të vrasjes. Përgjegjësi kryesor është Sali Berisha. Urdhëroi vrasjen dhe fshehu provat. I takon të marrë dy herë dënim më burgim të përjetshëm, sikur të kishte dy jetë në përdorim. Në qoftë se edhe sot nuk bën ca p… nga kati lart, më vonë nuk e dëgjojnë as të tijtë.
Pritet që skuadra e Policisë të trokasë prapë në derë e të thërrasin, jo shkurt ‘Sali”, por ‘familja Berisha, paraqituni!’… Policëve do tu bëhet monoton puna: Nga burgu, te rruga Mustafa Marohiti, e njëjta derë. Kjo mund të bëhet shkak për rebelim të policëve. Në radhë janë Liria për korrupsion ‘bamirësie’, njësoj si Sudja e Xhaferi. Dhëndëri ka shkuar i parti. Shkëlzeni po bëhet gati të përgjigjet në SPAK për vrasjen e 26 njerëzve në Gërdec, për vrasjen e Trebickës dhe Boronicat. Askush nuk beson se mund të kthehet më në Mustafa Matohiti. Saliu po thërret se nuk ka kohë më, o sot o kurrë. Nesër ky nuk do të jetë as në katin e tetë që të përcjellë familjen ‘ drejt lavdisë’.
Një familje kriminale. Shqipërinë e dhunoi, e minoi, e dogji dhe shkatërroi, e zvarriti si skllave pas gërdallës qeveri familjare të Berishës.
Çfarë të presë më shumë Berisha. Nëse ka këllqe ai sot e djeg Shqipërinë, ‘ le të digjen edhe vetë e bijtë bashkë me krimet’. Nuk ka më kohë. Nesër do të jenë në burg. Për atë burg duhet të paguajë Shqipëria. Kush tjetër?
Dhe një përrallë e vërtetë politike nga burgjet e kaluara:
Në një qeli u ndodhën tre persona, njëri pse kishte sharë sekretarin e partisë, i dyti pse e kishte lavdëruar, dhe…, në fund vetë sekretari i Partisë. (Si puna e Saliut)
Në rastin tonë, në qeli do të jenë më shumë persona, ndoshta pesë a gjashtë.
Radha nis nga fundi: Muli është akuzuar nga Gazi për ‘ vila 700 milionëshe’. Gazi është akuzuar nga rrethi i tij për vrasje në Elbasan dhe tani për rrushfet nga Vis Martini. Saliu është markuar si ‘ baba i Zenit’ prej të dyve.
Në arrest ndodhen të parët.
I pari Adi. Ky do të mërmërisë me vuajtje pse u ngatërrua me bijën e Saliut. Pastaj Zeni që ka inatin për pasurinë e Argitës e do të sulmojë Adin. Liria mund të ketë një medaljon të Nënë Terezës, ku shkruhet ‘O djalli shenjtor, po nuk më mbrojte, do të të hedh’. Saliu që do tu bëjë gjimnastikë përditë. Argita do të mbahet ca kohë jashtë, aq sa për t’ua shpifur atyre në PD.
Për të gjithë ka mbaruar koha, nesër është vonë.