Çupi: S’kishim shtëpi as sa për t’u grindur e jo më për burg

Më të fundit


Nga Frrok Çupi

Tani, në këtë kohë bollëku, në një shtëpi jetojnë katër vetë gati për në burg.
Ky është densiteti më i lartë në botë i kriminelëve për metër katror: Babai, biri, bija dhe e ëma…, ndërsa dhëndri ka shkuar para tyre.
Katër të parët janë edhe grupi familjar i të dëbuarve nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa si persona që mund të ndotin tokën e bekuar të Perëndimit.

Rekordi botëror i katër kriminelëve në një familje, po të ishte në të kaluarën para ’90, i bie që një prej anëtarëve të jetonte në dhjetë metra katror. Sot ligjet e të Drejtave të Njeriut nuk lejojnë që një i burgosur, edhe i rrezikshmërisë së lartë, të jetojë në një sipërfaqe kaq të ngushtë. Po vallë çfarë ka ndodhur që në këtë epokë të Drejtash, fati i zi e sjell që në një vend si Shqipëria, katër të dënuar me rrezikshmëri të lartë, të ndodhen në një familje?

Familja Berisha, që derisa u neutralizua nga ligjet dhe nga aleatët e mëdhenj, qyshe se i hyri rrugës së krimit kundër popullit që e dhunoi pa masë, që atëherë nisi të mendojë për ‘burgun’. Nga një apartament me dy dhoma e kuzhinë në Brrakë, Familja nisi të zgjerohet. Fillimisht me nga një shtëpi luksoze për kokë; pastaj me vila, pastaj me apartamente pa fund, pastaj me 17 pallate në mes të Tiranës, pastaj me gjysmën e Shqipërisë të hipotekuar për vete, pronat nisin nga deti deri te kodrat që ia vodhën Shën Pjetrit. Më në fund secili pronar në një shtet luksoz: djali Suedinë, vajza Holandën, dhëndëri Gjermaninë, e ëma Beogradin.
Baba Saliu do të ruante shtëpinë, derisa të vdiste ushtria e tij e PD.

Tani ja ku janë, presin të ndërrojnë ‘shtëpinë’ nga rruga e Salës për te shkolla ‘Harry Fulz’. Edhe atje sa për fillim, një nga një. Në librin ‘Guinness’ fenomeni do të njihet si ‘densiteti më i lartë i personave kriminalë në një familje’.
Krimi, si një akt i rrezikshëm për shoqërinë njerëzore, i ndaluar dhe i dënueshëm nga ligji, ka hierarki. Edhe familja Berisha brenda të të njëjtit krim, ka hierarkinë e vet, shkallë-shkallë. Prandaj duket se edhe një apartament mund të strehojë disa autorë krimi: Kat më kat.
Hierarkia:

Babai, Saliu, i mësoi ‘këlyshët’ që të gjuajnë për gjah që në vegjëli. Kur u hap dyqani i PD, të bijtë i kishte ende fëmijë, por u mësoi erën e parasë. Shkëlzeni, i biri, i cili pret burgun për vrasjet në Gërdec, deklaroi se ‘me ministrin Mehdiu kam miqësi që në moshën 14 vjeç’. Me të gjithë ministrat hyri në miqësi, si në rrugën e Qumështit drejt korrupsionit e krimit, që në fëmijëri. Ndërsa i ati u ngjit në karrierën e kreut të shtetit, por në fakt poshtë shkallëve endi si mëndafsh organizatën familjare- qeveritare të mafies.

E bija, herë më lart e herë nën të vëllanë si besim e si leitnante, e ndieu më mirë erën e ‘gjahut’. Ajo ngriti zyra ‘këshillimi’ ku mblidhte miliona dhe zaptonte toka. Tani po pret të dalë në krye të hierarkisë. Është e vetmja nga familja që nuk e ka të afërm burgun; para se të shkojë vetë ka nisur të shoqin për atje dhe vetë do të bëjë rolin e burrneshës.

E ëma i qëndron larg publikut, si gjithnjë. Por është ‘mastermind’ e gjithë densitetit të familjes- burg. Po të ishim në periudhën e shtëpive të vogla, organizatat botërore të të drejtave të të burgosurve do të kishin protestuar.
Ismail Kadare, atëherë pat shkruar se ‘n’apartamentin tonë nuk kemi vend as ku të grindemi’.



Skip to toolbar