Daku në “radarët” rus, Krasnodar këmbëngul për sulmuesin e kombëtares

Më të fundit


Ky biznes vazhdon edhe kur luhet, edhe kur nuk luhet futboll. Transferimi i lojtarëve ka periudhat e veta, por bisedimet dhe tentativat janë në çdo kohë, dhe nga ky rregull nuk bëjnë përjashtim as shqiptarët. Mirlind Daku është njëri nga emrat më të përfolur në Rusi, dhe sërish kanë dalë lajme se ai mund të ndryshojë ekip.

Mediat ruse shkruajnë se Krasnodar vazhdon të jetë shumë i interesuar për sulmuesin e kombëtares shqiptare, dhe transferimi mund të ndodhë në janar.

Gjithsesi, për këtë duhen plotësuar dy kushte. Së pari, Rubin Kazan kërkon nga 10 deri në 12 milionë euro për kartonin e Dakut. Së dyti, Krasnodar duhet fillimisht të transferojë sulmuesin Jhon Cordoba, të cilin e pëlqen Spartak Moscow, dhe nëse kjo nuk ndodh, vështirëqë klubi nga Kubanji të ketë para për të marrë shqiptarin. Megjithatë, duhet parë sesi do të shkojnë punët deri në janar të vitit të ardhshëm.



Skip to toolbar