Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Kosovës kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët në luftën kundër trafikut të armëve, duke çmontuar një grup kriminal.
Sipas tyre, janë lëshuar gjithsej 14 urdhër arreste, ndërsa gjashtë prej tyre janë arrestuar në Shqipëri dhe pjesa tjetër në Kosovë.
Autoritete kanë kryer kontrolle ambientesh në Tiranë, Prishtinë dhe në Ferizaj.
Emrat e 6 prej të arrestuarve:
Euxhenio Manushi 20-vjeç
Endri Papa 34-vjeç
Aurel Manreka 28 vjeç
Gersi Llozha 22 vjeç
Kleu Mucalliu 26-vjeç
Tonin Shkami 53-vjeç.
Vetëm këtyre u janë gjetur 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u janë kapur edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.