Mediat ruse kanë publikuar një imazh të Bashar al Assad në Moskë, ku ai shihet se është bashkë me familjarët e tij.
Bashar Al Assad ka qenë prej më tepër se 24 vite president i Sirisë, ndërsa familjarë të tij kanë drejtuar vendin për më tepër se 50 vite.
Presidenti sirian Bashar al-Assad ndodhet në Moskë, tha një burim në Kremlin, citoi Interfax.
“Presidenti sirian Assad dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në Moskë, bazuar në konsiderata humanitare, u dhanë atyre azil”, tha burimi i Kremlinit.
Sipas tij, “Rusia gjithmonë ka mbështetur kërkimin e një zgjidhjeje politike në zgjidhjen e krizës siriane”.
“Ne vijojmë nga nevoja për të rifilluar negociatat nën kujdesin e OKB-së”, shtoi burimi.