Mediat amerikane kanë shfaqur pamjet e aksidentit me helikopter të yllit të NBA, Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13 vjeçare që ndërruan jetë të dielën së bashku me 7 persona të tjerë në bordin e helikopterit. Siç shihet nga fotot dhe nga video e mëposhtme, e xhiruar vetëm pak momente pas aksidentit, helikopeteri ka marrë flakë dhe gjithçka është djegur.
Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare ishin duke shkuar në Akademinë Sportive “Mamba” të lojtarit legjendar të NBA kur helikopteri i tyre u rrëzua. Vajza e tij Gianna Bryant do të luante në një ndeshje basketbolli kur helikopteri i tyre u rrëzua rreth orës 10 sipas kohës lokale, në kodrat mbi Calabasas në California.
Të dhënat e fluturimeve tregojnë se helikopteri pati probleme teksa po fluturonte në një lartësi shumë të ulët dhe kontrolli i trafikut ajror sugjeronte se kushtet e motit po përkeqësoheshin.
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Los Angeles, Josh Rubenstein konfirmoi se Divizioni i tyre për Mbështetjen e ajrit kishte paralajmëruar të dielën se “situata e motit nuk i plotësonte standardet tona minimale për fluturim”.
Raportet fillestare pretendonin se pesë njerëz ishin vrarë, por numri i të vdekurve ishte rritur në nëntë – përfshirë pilotin, Ara Zobayan. Në mesin e atyre që u vranë ishte edhe John Altobelli, një trajner bejsbolli në Orange County College, gruaja e tij Keri dhe vajza Alyssa. Trajneri i basketbollit për vajza, Christina Mauser u vdiq gjithashtu në aksident.
Shkaku i përplasjes është nën hetim por kulla e kontrollit në Aeroportin Burbank u kontaktua nga piloti pak para orës 10 të mëngjesit me kohën lokale. Rreth orës 9.40 të mëngjesit helikopteri u kthye në jug, drejt një zone malore, tregojnë të dhënat e gjurmuesit të fluturimit. Pesë minuta më vonë ai u rrëzua në kodër në afër shtëpisë së Kourtney Kardashian.
Në audionin e kontrollit të trafikut ajror të marrë pak para aksidentit pilotit i thuhet se është ‘shumë ulët’ për gjurmimin e radarit.