Udhëheqësit evropianë i kanë dhënë lamtumirën kancelares gjermane Angela Merkel, e cila po merr pjesë në samitin e saj të 107-të dhe të fundit evropian pas 16 vitesh në pushtet.
“Shpresoj se nuk do të zemëroheni me këtë ceremoni për samitin tuaj të fundit,” tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. “Takimet pa ty do të jenë si Roma pa Vatikanin ose Parisi pa Kullën Eifel “shtoi ai.
“Ajo është një person që ka shënuar Evropën për gjashtëmbëdhjetë vjet dhe na ka ndihmuar neve të marrim vendime të mira me shumë humanizëm në kohë shumë të vështira”, tha kryeministri belg Alexander de Croe.
“Largimi i Merkelit lë një boshllëk të madh”-tha Alexander Salenberg. “Ajo ishte një arkitekte e paqes brenda BE-së”
“Kancelarja ka qenë një faktor i rëndësishëm në stabilitetin në situata shumë të komplikuara,” tha Presidentja Gitana Nauseda.
“Ishte një makinë kompromisi e tillë që kur gjërat nuk shkonin mirë, ne e dinim se kishim Angelën. Ajo gjithmonë po gjente diçka për të na bashkuar dhe për të na lejuar të ecnim përpara. Do të mungojë. Do të mungojë në Evropë”-tha kryeministri i Luksemburgut Xavier Bethel.