Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë Tiranën më 4 shkurt, njoftoi ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i cili u shpreh optimist për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, ndërsa tha se kjo çështje do të diskutohet në Këshillin e Europës që do të mblidhet në muajin mars. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e 16 të komisionit parlamentar për integrimin Europian në Tiranë, Soreca vlerësoi ecurinë e reformave në Shqipëri dhe vuri theksin në vijimin e dialogut politik.
“Për pak ditë më 3 dhe 4 shkurt, presidenti i PE-së, David Sassoli do të vizitojë Tiranën. E kemi bërë shumë të qartë se angazhimi jonë mbetet i palëkundur dhe i pandryshuar. Liderët e BE do të diskutojnë në këshill në Mars për zgjerimin dhe më pas në samitit e Ballkanit. Komisioneri Varhelyi shprehu optimizmin e tij që këshilli i marsit mund të sjellë rezultate pozitive. Këtë javë Von der Leayen, deklaroi se samiti i Zagrebit do të jetë i suksesshëm. Duhet të plotësojmë dhe të punojmë, për angazhimet e tyre. Si parlamentarë ju keni rol jetik, sa i përket zbatimit të Reformave, luftën kundër krimit dhe për shtetin ligjor. Roli i parlamenteve nuk mund të nënvlerësohet. Integrimi në BE nuk është i lehtë por kërkon përkushtim. Jeni në zemër të procesit. Të monitorohet edhe puna e bërë nga qeveria”, Soreca.
Ambasadori i BE-së tha se dialogu politik në këtë fazë që ndodhet vendi është jetik për ecurinë e mëtejshme të procesit integrues. “Si anëtarë të parlamentit keni një rol të rëndësishëm. Është simbol i dialogut politik. Është jetik. Për një progres të mirë. Dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për vendin por edhe mes qeverive të rajonit. Stabiliteti nuk bëhet vetëm në izolim. Arsimi i të rinjve, lidhin këtë rajon me BE. Kemi parë se Bashkëpunimi rajonal mund të sjellë rezultate. Kemi parë se si i gjithë rajoni u bashkua në nëntor pas pasojave të tërmetit, solidariteti duhet të na frymëzoj . BE është pranë jush, duhet të besoni për këtë”, tha Soreca.