Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka nisur diskutimin e dy akuzave ndaj presidentit Trump, abuzim me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit, për të cilat është nisur dhe një proces shkarkimi kundër tij. Pas votimit të këtyre akuzave nga dhoma që kontrollohet nga demokratët pritet që më pas të kalojë në Senat.
Do të jetë Senati ai që do të gjykojë dhe vendos për largimin ose jo të presidentit Trump, veprim që ka pak mundësi të ndodhë, pasi Senati kontrollohet nga republikanët. Pak para nisjes së debatit, Trump ka reaguar përmes një postimi në Twitter se “nuk ka bërë asgjë të keqe”.
Presidenti amerikan Trump akuzohet se i ka bërë presion presidentit të Ukrainës, Zelenskiy për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.