Debate te ‘Shëndetësia’ për maskën, Manastirliu: Zbatoni masat. Opozita: Hipokrizi

CORONAVIRUS


Në Komisionin e Shëndetësisë, ku po mbahet një seancë dëgjimore me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në lidhje me masat anti-COVID të marra në shkolla, kjo e fundit në fillim të fjalës së saj i ka kërkuar opozitës mbajtjen e maskës. Manastirliu u shpreh se është hipokrizi të flitet për masat anti-COVID të marra për të mbrojtur nxënësit, në një kohë kur vetë deputetët nuk i mbajnë maskat.

“Do të doja tju kërkoja që si fillim ët zbatoni masat anti-COVUID edh enë këtë komision. Duke qenë se jemi në një ambient ët vogël dhe jemi shumë individë, është e mira të mbajmë të gjithë maskë e ta heqë vetëm ai që flet për shkaka të kuptueshmërisë. ndryshe do ishte hipokrizi të flisnim për masta në shkolla apo institucione të tjera, ndërkohë kur pjesa dërrmuese e opozitës këtu nuk mbanë maskë. Nëse maska nuk mbahet, atëherë unë do të detyrohem të vendos maskën dhe të flas me maskë. E mira është o të mbajmë maskë të tërë dhe ai që flet ta heqë, ose unë do duhet ët flas me maskë”, tha ajo.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i opozitës, ku i pari që foli ishte Petrit Vasili që tha se kërkesa e ministres ishte vetëm për show, pasi nuk mund të imponojë zbatim protokolli në Komisionin e Shëndetësisë, në një kohë kur ky protokoll nuk zbatohet në ambientet e tjera të mbyllura.

“Të ndajmë mirë gjërat ku është thelbi dhe ku aparencë. nëse doni të flasim për mënyrat si zbatohen rregullat në Shqipëri, është terren shumë i rrëshqitshëm dhe sado ta bëjmë këtë komedinë këtu që ju po përpiqeni të na impononi. Kjo është hipokrizi e ndërtuar keq. Zonja ministre nuk imponon dot protokoll këtu dhe atje nuk ka protokoll. Boll me hipokrizi. Nëse do kontrolloni pandeminë me maskat që do vini këtu dhe lini 20 mijë njerëz të rrinë ngjitur, kjo është tallje”, tha ai.

Oriola Pampuri e konsidero ‘hipokrizi’ vërejtjen e Ministres së Shëndetësisë, teksa përmendi faktin se në autobusë, të mbushur me pasagjerë përtej kapacitetit, askush nuk mbanë maskë.

“Nuk mund të bëhem pjesë e kësaj hipokrizie, po kërkon zhvendosjen e vëmendjes. Këtu autobusët janë të mbushur me njerëz pa maskë. Universitetet, studentët janë të pavaksinuar dhe pa maskë. Ne fusim këmbën në godinë e Kuvendit dhe të gjithë janë pa maska, ndërkohë këtu për show na kërkohet maska. T’i lëmë koto andralla se jemi gjithandej pa maska dhe sa shohim njëri-tjetrin vëmë maskën. Kjo është hipokrizi”, theksoi ajo.



Skip to toolbar