Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë shkaktuar një debat jashtë Kuvendit, pasi Valteri ka bërë fjalë me Gjiknurin.
Damian Gjiknuri ka lënë sallën teksa duket se Halit Valteri i opozitës parlamentare i ka shkuar nga pas.
U desh ndërhyrja e truprojave të Gardës së Republikës për t’i ndarë edhe pse nuk pati konflikt fizik të ashpër.
Në një moment Valteri i është kthyer ashpër Gjiknurit, por ky i fundit i ka mbajtur duart deputetit të opozitës parlamentare.