Analisti Frrok Çupi dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrarike, Endira Bushati kanë debatuar në emisionin “Real Story” në ABC News, në lidhje me situatën aktuale politike brenda opozitës.
Bushati u shpreh se njerëzit të cilët shkojnë poshtë ballkonit të Berishës, janë njerëz të lirë. Por Çupi e kundërshtoi duke thënë se me Berishën nuk ka liri.
Çupi shtoi se Berisha është vrasës tipik.
Pjesë nga debati Endira Bushati: Ata njerëz që shkojnë poshtë ballkonit, që shkojnë në liri të plotë, te një lider i arrestuar, i shpallur “non grata” dhe tek një lider që përfaqëson një anëtarësi që zvarritet gjykatave dhe përballë një industrie elektorale me adminsitratë, me para, të shumicës në pushtet.
A jemi dakord që shkojnë në liri?
Frrok Çupi: Nuk është liri. Liri me Sali Berishën do të thotë të gjesh gjilpërën në kashtë. Është vrasës.
Endira Bushati: E thua ti?
Frrok Çupi: Sali Berisha është tipik vrasës. E thotë e gjithë bota, njerëzit e viktimave, dokumentet, ngjarjet. Ka qenë president vrasës, ka vrarë kur ishte president, ka vrarë kur ishte kryeministër, vret çdo ditë. Ju flisni kot.
Endira Bushati: Dakord. Nuk të ndihmoj dot.
Frrok Çupi: Politika e ditës është kjo. Pse meremi kaq shumë me PD-në?
Endira Bushati: Në PS nuk pipëtin njeri.
Frrok Çupi: Është shtet krah për krah me shtetet e BE. Për PD-në, duket sikur ka 100 vjet sikur ka qenë. Kujtohet me vjedhje, kërcënime. Kjo është një prej anëtareve më të denja të Evropës. Është Evropa e Ballkanit.
Endira Bushati: Nuk e di që je zëdhënës i Ramës. Unë kam ardhur me një cilësi politike.
Frrok Çupi: Cilësia politike kjo është.