Debati në Real Story, gazetarja: 21 Janari është varrosur. Ngjela: Çështja do të hapet

POLITIKË


Hetimi i çështjes së 21 janarit nga SPAK ka sjellë një debat në Real Story të Sokol Ballës mes gazetares Klodiana lala dhe avokatit Spartak Ngjela. Gazetarja është shprehur skeptike për hapjen e hetimit nga SPAK për këtë çështje, por Ngjela ka deklaruar se ka prova të forta dhe hetimi do të hape nga SPAK. Gazetarja tha se ajo çështje është varrosur, duke sjellë reagimin e Ngjelës.

Ngjela: Çështja nuk është varrosur, pasi ekzistojnë prova të qarta si servera për ngjarjen e rëndë.

Lala: Gjykata e Lartë është ajo gjykatë që ka kthyer për gjykim çështje për interesa korruptive etj, kurse çështjen e 21 janarit nuk denjoi që ta hapte.

Ngjela: Të gjitha proceset e falsifikuara nuk varrosen. Serveri është zbardhur se nuk zhduket.

Lala: Kush e tha këtë?

Ngjela: Kam informacion nga institucionet që e kanë zbardhur. Më kanë thënë se çfarë ka ndodhur brenda në kryeministri atë ditë. Provat janë në server. Kam informacion. Merrni një IT të nivelit të lartë e do ju thotë se serveri nuk zhduket.

Lala: Urojmë që të zbardhet sepse është ngjarje që përfshin të gjithë palët edhe kryeministrin, ish-kryeministrin, presidentin aktual etj.

Ngjela: Berisha është i akuzuar si Josef K., nuk ka shkuar akuza në institutin e akuzës. Provat janë në server dhe serverat nuk prishen, pra ngjarja nuk mund të fshihet. Kam informacion që serveri është i saktë, e di dhe Saliu.
Lala: Do ta çojë dikush në prokurori?
Ngjela: Saliu është në mbrojtje, bën një mbrojtje të nivelit të dobët, se e di që serveri është gjallë. Nuk mbrohet dot, sepse në asnjë rrethanë nuk mund të ushtrosh dhunë. Ajo ditë ka diçka shumë interesante, kur kanë ndodhur vrasjet, Rama kishte gjysmë ore që e kishte ndërprerë protestën, kishte mbaruar protesta. Pse nuk qëlloi ai për të vrarë në momentet kur përplasja ishte në pikun e përplasjes? Sepse do të ishte djegur, do ta kishte pësuar si Çaushesku, pikë. I vrau, kur të gjithë po iknin. Ai u tregua normal, e mbrojti, u tërhoq Rama. Të dy palët kishin të dhëna që do ishte masivitet shumë i madh, dhe kjo ishte për Metën. Rama i tërhoqi njerëzit, sepse e pa që po kalohej në përplasje. Në momentet kur janë tërhequr, ai ka vrarë. Serveri është gjallë, janë parë të gjitha lëvizjet nëpër korridore, edhe goditjen që i është dhënë me grusht njërit. Gjithë problemi është te koha.

Lala: Po flasim në dy rrafshe të ndryshme, Ngjela flet në rrafshin politik, unë në atë juridik. Pushtetarët që urdhëruan krimin, por edhe organizatorët e protestës, do të japin llogari para drejtësisë.
Ngjela: Mos krijo skepticizëm.
Lala: Si mund të hapet dosja?
Ngjela: Ju s’keni lexuar Kushtetutën. Të gjitha çështjet për korrupsion hapen nga SPAK. Bjere e vlla Kushtetutën t’ua lexoj, mos më lodhni kot.
Lala: Që të rihapet një çështje, duhet një provë e re, thotë ligji. SPAK është krijuar me ligj të posaçëm.
Ngjela: Po e kthen bisedën në bast. Prite kur të hapet.
Lala: Për sterilizimin nisma “Thurje” ju drejtua…

Ngjela: A do më dëgjosh? Secila nga familjet e viktimave ka avokat dhe mund të kërkojë hapjen e dosjes. Nuk ka shpëtim ajo çështje, është e mbyllur. Se deri ku do shkojë akuza, nuk mund ta themi, se dhe ato do kenë mbrojtje. Kjo që bën Saliu nuk është mbrojtje. E rëndësishme është që janë vrarë katër njerëz, në momentet që nuk ka pas agresion. Dy janë elementët, procesi penal mizerabël. Po të ketë pushtet gjyqësor të pavarur, nuk ka korrupsion.
Lala: Është rasti më i paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar, që prokuroria nuk zbatoi urdhrat, në kohën e Ina Ramës. Do duhej që ata që penguan drejtësinë të viheshin pas hekurave.
Ngjela: Po kush do t’i çonte. Unë po ju them që nuk do ta bëjnë këto, por ata që do vijnë.
Lala: Cilët?
Ngjela: Ooo, lëre, nuk flasim pra.
Lala: Të lutem mos ma keqpërdor fjalën, ta çoj deri në fund logjikën. Dikush ka urdhëruar për vrasjen e tyre, por nuk dihet kush është ekzekutori. Ka pas përplasje shumë të fortë në përplasjet e kryeministrisë. Nuk dihet nëse prokuroria ka hetuar organizatorët, po flas këtu për Ramën dhe protestuesit e dhunshëm.



Skip to toolbar