Në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ka pasur dhe një debat mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.
Gjekmarkaj u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit ishin ‘moniste’, ndërsa Veliaj u përgjigj se ‘opozita nuk doli të luante’, duke bojkotuar zgjedhjet. Gjatë debatit, Veliaj u shpreh se PD i ka ikur përgjegjësive të veta.
Gjekmarkaj: 30 qershori ishte një maskaradë. Ishin zgjedhje moniste.
Arben Skënderi: Jo, unë mendoj se partitë e vogla duhet të hynin në parlament. Ne kemi një zë.
Gjekmarkaj: Ju i shërbyet thjesht Ramës.
Veliaj: Opozita na del e na thotë se nuk dua të luaj. Si nuk dua të luaj. Ti nuk thua që nuk dal në fushë.
Gjekmarkaj: Me këtë vend është bërë që edhe gomari të qeshë. Po iu dalin njerëz kriminelë. Nuk është rastësi që iu dalin vetëm juve.
Veliaj: O Agron, po ata që hyjnë në fushë plagosen.
Gjekmarkaj: A ka njerëz që nuk kanë probleme kriminale?
Veliaj: Po ka, jam unë pa dosje kriminale dhe jam kryetar bashkie.
Gjekmarkaj: Kjo është të tallesh me opinionin publik. PS ka edhe njerëz të mirë.
Veliaj: Pse PD merret vetëm me PS. Nëse situata qenka kaq e rëndë, pse nuk dilni në protesta, por silleni si fëmija. Opozita do t’i ikë përgjegjësive të veta.