Dëbora zbardh vendin, rrugët e lira

AKTUALITET


Reshjet intensive të dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit, ku zonat turistike janë zbardhur në petkun e “qilimit të bardhë”. Dëbora, që ka vijuar të bjerë gjatë gjithë natës, ka krijuar një trashësi 5-10 cm në Korçë, Dardhë, Voskopojë dhe Ersekë.

Deri më tani të gjitha akset janë të kalueshme edhe pa zinxhirë dhe nuk janë paraqitur probleme apo vështirësi në qarkullim. Megjithatë autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal në këto rrugë, ndërsa që prej orëve të para të mëngjesit kontraktorët po punojnë me pastrim dhe kriposjen e rrugëve.

Reshjet e dëborës janë ndalur mëngjesin e të dielës, por pritet që të rinisin sërish me një intensitet të lartë.

Edhe në qarkun e Dibrës, kanë filluar reshjet e dëborës. Në disa akse rrugore dëbora deri më tani ka arritur deri në 15 cm. Situatat më e rënduar nga reshjet e dëborës është në Lurë, Kalaja e Dodës, Reç, Arras e në disa fshatra të Zerqanit. Rruga nacionale Maqellarë-Peshkopi ka pasur probleme në qarkullim si pasojë e dëborës së dendur.

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugës po punojnë në akset kryesore. Sipas ARRSH situata e qarkullimit rrugor është normale dhe pa zinxhirë.



Skip to toolbar