Dëbora ia ka nisur shtruar në Korçë dhe në zonën lindore të vendit, aq sa në disa zona si në Dardhë trashësia e borës ka shkuar deri në 20 centrimetra duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Reshjet kanë qenë intensive a në lartësitë mbi 1200 metër mbi nivelin e detit . Nuk paraqiten probleme dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akset turistike të Dardhës dhe Voskopojës.
Në Dardhë trashësia e borës shkon në 20 centimetra megjithatë më shumë ndërsa vështirësi për lëvizjen e mjeteve ka pasur në vetëm në Qafën e Qarrit, ku trashësia e borës ka qenë edhe më e lartë.
Autoriteti rrugor dhe subjektet kontraktore kanë punuar gjatë natës për të mbajtur hapur të gjitha akset nacionale dhe për të mos krijuar probleme e vështirësi në qarkullim.