Nga 1 janari 2025, të gjithë individët që kanë realizuar të ardhura bruto më shumë se 1.2 milionë lekë në vit janë të detyruar të dorëzojnë deklaratën individuale të vitit 2024 brenda 31 Marsit 2025.
Alketa Çabej nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaroi kategoritë që duhet ta plotësojnë këtë deklaratë.
Detyrimin për të plotësuar këtë deklaratë do ta kenë edhe ata persona që kanë të ardhura personale jashtë kufijve të Shqipërisë.
Këtë deklaratë do ta dorëzojnë edhe të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhurat mbi 50 mijë lekë në muaj për të cilët nuk kanë paguar tatim.