“Dekonspirim masiv i dosjeve”, Minxhozi në “Real Story”: Reforma në drejtësi ka dështuar

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, kritikoi ashpër gjendjen e reformës në drejtësi, duke theksuar se gjenerata e re e prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk ka arritur të garantojnë një proces ligjor të drejtë.

Gjatë diskutimit në studio, Minxhozi e përshkroi reformën si një dështim të zhurmshëm, duke shtuar se janë mbi 200 mijë dosje të mbetura stok.

“Këta persona të bashkuar janë, por të vetmuar kurrsesi, sepse janë një korporatë e rifomatuar fatkeqësisht për në bazë të reja shumë më të rrezikshme, me një imuniteti ligjor politik ndërkombëtar dhe popullor të shtuar.
Gjenerata e re që erdhi pati pritshmëritë, sportin, parët dhe imunitetin politik të plotë, dhe aq të pavetmuar janë, saqë për një çështje rrogash u bë nami, ndërkohë mazhoranca i kishte dhe i ka mekanizmat për të ndryshuar gjithçka, por fakti që s’ka ndodhur do të thotë se këta nuk janë hiç të vetmuar. Nuk duhet tua qajmë hallin sepse janë të vetmuar, ne duhet të qajmë një hall tjetër, ne duhet të qajmë hallin se kjo reformë faktikisht ka dështuar dhe ka dështuar zhurmshëm.

Ku e mbështes këtë? Mbi 200 mijë dosje janë. Na premtuan se do ishte ndryshe. Vettingun e kanë filtruar në mënyrën më të pistë, personazhe absolutisht të papranueshme. Dekonspirimi masiv i dosjeve për t’i kthyer në gjyqe popullore dhe televizive në mënyrë shumë të shëmtuar. Ligjërisht kërcet elementi i pamundësisë për të pasur një proces ligjor. Reforma fut ujë në shumë krahë.”, theksoi ai.





Skip to toolbar