Zbardhen të tjera detaje nga pezullimi nga detyra i zëvendës drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.
Mësohet se hetimet për Shkëmbin kanë nisur 6 muaj më parë, pas një informacioni top-secret, të ardhur nga Gjermania. Sipas Lalës, autoritetet gjerman kishin kërkuar informacion për një grup trafiku kokaine, por kërkesa e tyre ishte dekonspiruar. Po ashtu mësohet se të dhënat iu ishin dërguar përmes një platforme ‘cryptochat’. Gjermanët kanë dekriptuar bisedën.
Grupi atje ishte në vëzhgim dhe është mundur të gjendet dokumenti dhe të dhënat që kësaj bande i është dërguar. Grupi kriminal, për të cilin nuk jepen shumë detaje, thuhet se ka rekorde në traditën e drogave të forta. Shkëmbi pritet të dalë para gjykatës për seancën e marrjes në pyetje
Vendimi për pezullimin e tij u mor dje nga gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe u pasua nga një urdhër i kryepolicit Ard Veliu.
Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit. Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale.