Meta, Qytetari Digjital: nxjerr video (jo me bllok)

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta i çdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit me argumentin se do të kishte përplasje civile. Por pas këtyre zgjedhjeve që kaluan të qeta dhe pa asnjë incident, reagimi i parë i presidentit Meta është pikërisht ky konfirmim: zgjedhjet kaluan pa përplasje civile.

“Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, reagon presidenti Meta: Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre”, shkruan presidenti në rrjetin social, pikërisht aty ku të dielën e zgjedhjeve publikoi foto nga plazhi.

Më tej presidenti ironizon maxhorancën ndërsa publikon një video ku votimi është kolektiv. Por kujtojmë se raste të tilla ka pasur edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.

Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video”, shkruan Presidenti.

Pavarësisht retorikës së tij, shqiptarët do të kujtojnë se Meta është i pari president që nuk mori pjesë në zgjedhje në historinë e Shqipërisë dhe madje bëri thirrje për bojkot, ndërsa doli bllof dhe me parashikimet për dhunë.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2388326878063638/?__xts__[0]=68.ARDC0DvnvbmGQYkwQ5gB4Xng7TXzQxlwJYJ7DgRoXGXp4uVoUhAoFV6ah-_GYfMjOwqtPC2v22X6BLGFwH-6rba5tszEXBupGpYfkT1syKkM22kVa1ZIbPzRM2i76CD9GE4uvUgNoU5WYbElYPiCP0sEGq5FEjtY1RiceOMFF5PQIgN2Q0Q4ybDVQwRr0ktLgD9SsOF2CDrF4GgzacrjNtT4Jo72qyhz7CIHZd0yza66SGoUsytTIHEY2BovHl9-1DY6zxYHQsxYItjqTAVhKh6DOMacqyqY6dk8lZUXk_M6UEvPR8d-KMIeqV95h3y3ldX6BpP5KFIi_-D9tMPIIr0jY4vuT0YfdQ0AOxil&__tn__=-R


Skip to toolbar