Del kosto e zgjedhjeve/ Qeveria alokon 2.5 miliardë lekë shtesë për KQZ

Më të fundit


Qeveria ka alokuar 2.5 miliardë lekë shtesë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në lidhje me organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave, thuhet se nga kjo shumë, dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë lekë, do të jenë për “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

Ndërsa dyzet milionë lekë, do të alokohen për “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./abcnews.al



Skip to toolbar