Delta “pushton” Kosovën, qeveria miraton masat e reja anti-Covid

KOSOVA


Varianti Delta i koronavirusit ka rritur ndjeshëm infektimet në Kosovë. Autoritetet shëndetësore raportuan sot 1009 raste të reja, ndërsa 2 persona humbën jetën si pasojë e virusit.

Si rrjedhojë, qeveria e Kosovës ka marrë sot dhe vendim për masat e reja anti-COVID. Sipas Qeverisë së Kosovës, masat për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë vërtetuar si të domosdoshme për të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet.

“Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, lejohet deri në  ora 01:00. Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se treqind (300) të ftuar në rastet kur 50% e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër. Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri (3) metra. Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje”, thuhet në vendim.



Skip to toolbar