Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka nisur protestën në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Gazetarët përmes një pankarte “Demokracia vdes në errësirë” marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt objektit të Qeverisë së Kosovë.
Me fërshëllima dhe duke lënë pajisjet e xhirimeve në tokë protestuan para Qeverisë së Kosovës duke kërkuar që të mos preken mediat.
Kësaj proteste iu bashkëngjiten dhe një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të shoqërisë civile.