Demokrati-Berishës: Mos na godit! Bajramaj: Na ke borxh që të na lësh një PD demokratike

Më të fundit


Ish kreu i FRPD Durrës, Artion Bajramaj i ka bërë thirrje kreut të PD, Sali Berisha që mos t’i godasë dhe përjashtojë demokratët nga partia.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bajramaj u shpreh se Berisha ua ka borxh demokratëve, që t’u lërë një PD demokratike.

“Unë doja t’ia drejtoja kryetarit të PD. E para, mos na godit demokratët, e kemi për detyrë t’i mbrojmë. Sa më shumë bëhet goditja ndaj demokratëve, aq më shumë krijohet distancë mes nesh dhe bëhet më i vështirë bashkimi. E dyta, na i ka borxh të na lërë një PD tamam. Ka 35 vite që e ka drejtuar këtë forcë politike, me të mirat dhe të këqijat e saj. Disa njerëz thonë ka përfituar, disa thonë ka pasur kosto. Gjithë kemi sakrifikuar gjatë kësaj periudhe. Bëmë luftën e 2021 kur u përjashtua. Në Durrës kishim luftën e 2022 për zgjedhjet e pjesshme bashkiake. Në 2023 kishim zgjedhje të tjera bashkiake. Ishin të gjitha beteja, në thelb kuptoheshin që nuk fitoheshin, por duheshin bërë për t’i dhënë një mundësi zotit Berisha, për ta rimarrë PD dhe për të shpalosur potencialin total. Bëmë luftë tjetër në 2025, për t’i qëndruar gjësë. Ne si anëtarësi, si bazë, i kemi dalë borxhit, tani na e ka borxh ai, që të na lërë PD siç duhet të jetë, demokratike dhe afatgjatë. Po vazhduam në këtë lloj formati, do përfundojmë në një skenar si PASOK në Greqi”, theksoi ai.



Skip to toolbar