Deputetët socialistë i japin “OK”, Bledi Çuçi prezantohet si kryetar i grupit parlamentar të PS

Më të fundit


Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është prezantuar sot si kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Vendimi i marrë nga Asambleja Socialiste në fund të korrikut ka marrë sot dhe “OK” e deputetëve socialistë.

Miratimi është bërë para nisjes së seancës plenare, e para e këtij sesioni.

Më herët postin e kreut të grupit të PS e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.



Skip to toolbar