“Deputeti që duam”, Rama: Të vëmë politikën në duar të sigurta

Më të fundit


Kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar nga Elbasani platformën “Deputeti që duam”, duke u shprehur se PS-ja është një parti e hapur, që dëshiron të ketë brenda gjirit të saj elementë, që e bëjnë Partinë Socialiste një parti më të mirë.

Rama u shpreh se politika, nëse është në duar të mira, mund të bëjë gjëra pozitive për njerëzit.

“Ne po promovojmë platformën e thirrjeve të hapura, për vajzat e djemtë, gratë e burrat që kanë pasionin, vullnetin dhe kurajon për të hyrë bashkë me ne në përpjekjen për ta dërguar më tej Shqipërinë, përbën një hap të guximshëm në jetën e brendshme të Partisë Socialiste, por edhe në funksion të përmirësimit të demokracisë.

Ne duam ta vëmë politikën në duar të mira. Politika ka lindur nga nevojat e njerëzve. Evis Kushi fillimisht ishte refuzuese, pasi kishte mos-besim, mu desh durim ta bind, sikundër edhe të tjerë, që sot në pozicione me përgjegjësi të mëdha”, tha Rama.



Skip to toolbar