Deri në 60 ditë përjashtim, Këshilli i Mandateve miraton ndryshimet për rregulloren e Kuvendit

AKTUALITET


Deputetët e Partisë Demokratike do duhet të mendohen gjatë se si do të vijojnë aksionin e tyre opozitar, për shkak se kjo mund t’i kushtojë shumë.

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve miratoi ditën e sotme ndryshimet e Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit. Që do të thotë se tashmë dënimet për një deputet që shkel rregulloren e Parlamentin do të jenë jo më 10 ditë maksimumi, por nga 30-60 ditë përjashtim.

Këto ndryshime, hyjnë në fuqi pasi të miratohen në seancën e së enjtes, ku mjafton 71 vota, të cilat mazhoranca i ka. Në mbledhjen e sotme, kanë qenë vetëm anëtarët e PS-së.



Skip to toolbar