Këtë të premte, një gjykatë në Vjenë e shpalli fajtor ish-kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, për dëshmi të rreme.
Kurz, i cili dha dorëheqjen si kancelar në tetor 2021, u dënua me tetë muaj burgim me kusht.
Sipas Reuters, gjykatësi Mihael Radastic njoftoi dënimin përpara se të fillonte leximin e detajuar të vendimit.
Kujtohet se ish-kancelarja u akuzua se kishte dëshmuar me vetëdije të rreme në një komision hetimor parlamentar në qershor 2020.