Marsida, dy herë në prokurori për dëshmi

AKTUALITET


Marsida Qatja, “molla e sherrit” që i kushtoi jetën një personi dhe një tjetër mbeti i plagosur në Kavajë, është thirrur përsëri në Prokurori. 30-vjeçarja dyshohet se ka deklaruar dëshmi të rreme në Prokurorinë e Kavajës, në lidhje me ngjarjen e të enjtes, ku mbeti i vdekur shtetasi Dritan Hoxholli dhe u plagos Bledar Toçi.

Në dëshminë e parë në Prokurori, Marsida Qatja deklaroi se ka pasur lidhje intime me viktimë Dritan Hoxholli, ndërsa në deklaratat dhënë për mediat ajo e mohoi një gjë të tillë. Gjithashtu, Prokuroria dyshon se Marsida Qatja ka gënjyer edhe për raportin me efektivin Bledar Toçi. Sipas gazetares Klodiana Lala të Neës 24, gjatë hetimeve janë zbuluar mesazhe në telefonin e Marsida Qatjas, që kompromentojnë raportin e saj me efektivin Bledar Toçi.

Ajo deklaroi në Prokurori dhe në media se me policin që qëlloi ndaj viktimës Dritan Hoxholli, ishte thjesht shok, por mesazhet e zbuluara në telefon tregojnë të kundërtën. Ajo është marrë në pyetje edhe për ngjarjen që ndodhi në banesën e saj, pasi dyshohet se ka dhënë versione të ndryshme mbi atë që ndodhi të enjten.



Skip to toolbar