Dëshmi tronditëse nga Norvegjia pas sulmit me shigjeta

BOTA


Një dëshmitare e traumatizuar ka përshkruar momentin rrëqethës, kur pa me sytë e saj një burrë që vrau 6 persona, në sulmin me hark dhe shigjetë në Norvegji.

Gruaja, e quajtur Hansine, tha se nëse nuk do të kishte ndaluar për të blerë cigare do të kishte qenë e pranishme në vendin e ngjarjes makabre terroriste, ku do t’i rrezikohej jeta.

Paniku u krijua kur ajo pa një burrë që vraponte me një hark në krahë dhe një shigjetë në dorë, sqaroi ajo për mediat vendase.

Dëshmitarja rrëfeu se autori, tashmë i arrestuar Reiner Winklarson, u zhduk papritur ndërkohë që njerëzit vraponin për jetën e tyre. Mes tyre ishte edhe një nënë me fëmijën e saj në krahë, ndërkohë që kaosi përhapej në qytetin e Kongsberg nga sulmi terrorist.



Skip to toolbar