Dështimi i bisedimeve për formimin e qeverisë së re/ Kancelari i Austrisë njofton dorëheqjen

BOTA


Kancelari austriak Karl Nehammer ka deklaruar se do të japë dorëheqjen në ditët në vijim, pasi bisedimet për formimin e qeverisë së re dështuan.

Sipas tij negociatat për koalicion mes partisë që drejton, Partia Popullore e Austrisë (OVP) dhe asaj Social Demokrate të Austrisë (SPO) përfundimisht kanë dështuar.

“Unë do të largohem si kancelar dhe si udhëheqës i Partisë Popullore (konservatore) në ditët në vijim dhe do të mundësoj një tranzicion të rregullt,” tha Nehammer në një video mesazh në X.



Skip to toolbar