Dështimi për ‘Zgjedhoren’, Ambasadori britanik: Koha për të vënë popullin të parin dhe për të gjetur dakordësi

AKTUALITET


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Norman Duncan, reagon pas dështimit të konsensusit mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Ambasadori Duncan shkruan se Këshilli Politik u krijua për të sjellë një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe sot është dita për ta vënë popullin shqiptar të parin dhe për të gjetur dakordësi.

“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, thotë ambasadori britanik.



Skip to toolbar