DETAJE / 22-vjeçari gjendet i dhunuar në mes të rrugës te rrethrrotullimi i Shëngjinit

AKTUALITET


Një 22-vjeçar është dhunuar me sende të forta dhe është lënë në mes të rrugës. I riu është gjetur pa ndjenja pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit.

22-vjeçari nga Shkodra u dërgua në Spitalin e Lezhës me fraktura në kokë. Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e qytetit, u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.


Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje për zbuluar autorët dhe shkaqet.




Skip to toolbar