Një aksident i rëndë rrugor me pasojë tre viktima ndodhi mbrëmjen e së dielës, në aksin rrugor Vlorë–Kotë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se një nga mjetet, tip “Ford”, ka qenë i pozicionuar gabim në mes të rrugës, duke krijuar rrezik të menjëhershëm për qarkullimin.
Ndërkohë, mjeti tjetër dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara, rreth 110–120 km/h, në një segment ku kufizimi është 80 km/hKombinimi i pozicionimit të gabuar në rrugë dhe tejkalimit të shpejtësisë dyshohet të ketë qenë faktor vendimtar në përplasjen fatale
