Një 30-vjeçar është qëlluar në armë në autostradën Fier – Vlorë, ndërsa ishte duke drejtuar automjetin. Si pasojë e të shtënave me armë i riu Kristian Marku ka humbur jetën. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë një automjet është gjetur duke u djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët.
Sipas informacioneve ndaj të riut është qëlluar për rreth 1 km, ndërsa automjeti i 30-vjeçarit është përplasur disa herë.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.