Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës. Mësohet se dy viktimat Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga kanë lidhje gjaku, pasi njëri ishte nipi dhe tjetri xhaxhai. Ata ishin këmbësorë, ndërsa, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dal nga rruga.
Ndërkohë, ky i fundit ndodhet në spital, ku merr ndihmë mjekësore Njoftimi i Policisë: Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.
Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al