Të tjera detaje janë bërë të ditura nga dosja e ish kompleksit Partizani. Gazetar Ermal Vija tha për ABC News se është mësuar se dhëndri i ish-kryeministrit Berisha paguante shpenzime të mëdha, pas marrjes së pronës te “Partizani”.
Sipas SPAK nis me 17 tetor 2008, historia mes Berishës dhe firmës Österreichische Elektrizitätsëirtschafts-Aktiengesellschaft, kur ish-kryeministri miraton një VKM, (praktikë dhe me raste të tjera të ngjashme) për ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të një hidrocentrali të ri në Ashtë, Bushat të Shkodrës.
Nisin punimet, hidrocentrali realizohet dhe vendimi numër 170 datë 18.12.2012 Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) prapë me urdhër të Sali Berishës vendos të miratojë edhe marrëveshjen e shitjes së energjisë mes KESH sh.a dhe Energji.
Çfarë u zbulua nga dosja e SPAK–
Shtetasi Ardian Shehu, për llogari të një marrëdhënie të shoqërisë Energji Ashta si më sipër të krijuar dhe të projektit të mësipërm rezulton se paguan shtetasin Jamarbër Malltezi si vijon:
Në vitin 2008 në llogarinë e Jamarbër Malltezit , Adrian Shehu ka derdhur 18.900 Euro
Në vitin 2009 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 8.820 Euro
Në vitin 2010 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 25.754 Euro
Në vitin 2011 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 12.1290 Euro
Në vitin 2012 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 7.985 Euro
Në vitin 2012 në llogarinë e Jamarbër Malltezit Adrian Shehu ka derdhur 5.760 Euro
Në vitin 2013 në llogarinë e Jamarbër Malltezit Adrian Shehu ka derdhur 2.220 Euro
Gjithashtu në listën e SPAK, renditen pagesat që Jamarbër dhe Argita kanë bërë për familjen Berisha.
“Shtetasi Ardian Shehu, i pyetur përgjatë këtij hetimi, me datë 03.04.2024, ka deklaruar se shtetasin Jamarbër Malitezi e njeh prej shumë vitesh, në projekte të ndryshme bashkëpunonte me specialistë të ndryshëm, por kryesisht i besonin më shumë pedagogëve dhe shtetasi Jamarber Mallëzi ka qenë pedagog në Universitetin Bujqësor të Kamzës”, thuhet në dosjen e SPAK.