Detaje të reja kanë dalë nga masakra në lagjen Dobraç, në afërsi të 5 heronjve.
Mësohet se një nga viktimat është Hamza Liçi, vëllai i Ibrahim Liçit i njohur në zonën e Shkodrës për të shkuarën kriminale.
Ndërsa viktima tjetër është Arlind Bushati.
Viktimat, në momentin e atentatit, kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip “S class”.
Dyshohet për dy autorë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov.