Detaje të reja nga vrasja e Grei Bihucit në Fier: I përfshirë dhe një tjetër adoleshent

AKTUALITET


Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 19 vjeçarit Grei Bihuci, i cili mbeti i vrarë paraditen e së hënës në qendër të qytetit të Fierit, pas një sherri me moshatarët e tij.

Sipas policisë, është arrestuar dhe një tjetër 17-vjeçar i cili në bashkëpunim me 18 vjeçarin Florian Muka kanë vrarë Bihucin.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë sekuestruar.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur reth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit  18 vjeç, banues në Fier dhe 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin  19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.



Skip to toolbar