Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku një ditë më parë në Vlorë. Policia ka zbuluar se viktima ka qenë në Tiranë para se të nisej për në Vlorë.
Ai ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij për në Vlorë.
Mësohet se viktima ka një familjar të tij në qytetin e Vlorës (vjehrrin), por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar.
Ndërkohë, targat e automjet rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë po në qytetin e Vlorës. Targat i përkasin një oficeri policie. Për makinën ende po hetohet ku është vjedhur.