“Dhëndri i Berishës financonte koncerte”/ Dosja e SPAK: Fonde edhe për avokatin e Berishës dhe fondacionin e Liri Berishës

AKTUALITET


Pagesa e një këngëtari Italian për  fushatën elektorale të Partisë Demokratike gjatë vitit 2013-të, pagesat në drejtim të avokatit francez të ish-kryeministrit Sali Berisha për procesin gjyqësor ndaj SHBA për shpalljen non grata por  edhe disa fatura për shërbime shëndetësore në drejtim të familjes Berisha janë evidentuar nga prokuroria e posaçme si episode korruptive në lidhje me hetimet për dosjen Partizani.

Sipas SPAK, Fatmir Bektashi akuzohet se nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” i ka kaluar shuma parash Malltezit me qëllim që ky i fundit të përvetësonte sipërfaqen e tokës në zonën e ish-kompleksit Partizani me ndihmën e vjehrrit të tij Sali Berisha që në atë kohë mbante postin e kryeministrit.

SPAK gjithashtu ka dyshime se, në drejtim të fondacionit të themeluar nga bashkëshortja e ish-kryeministrit, Liri Berisha janë derdhur shuma parash nga Jamarbër Malltezi, që në të vërtetë posedohen nga ish-kryeministri. Të premten Gjykata e posaçme e apelit la te pandryshuara masat e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për Berishën e Malltezin duke refuzuar kërkesat e avokatëve për një masë më të lehtë sigurie.

Pak ditë më par, SPAK mori të pandehur Berishën për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim dhe Malltezin për korrupsion dhe pastrim parash. Edhe biznesmeni Fatmir Bektashi si dhe shtetasi Xhimi Begeja janë marrë të pandehur për korrupsion e pastrim parash. Në të njëjtën kohë, gjykata ka vendosur në sekuestro edhe pasuritë Malltezit me dyshimin se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.



Skip to toolbar