Një prej naftëtarëve, i cili ndodhet në grevë urie ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Mallakastrës. Mësohet se grevisti është detyruar nga mjeku që të lerë ambientet e grevës dhe të shkojë në spital.
Sot është dita e dhjetë e grevës së urisë, por ende nuk ka asnjë zgjidhje. Grevistët kërkojnë marrjen e pagave dhe rikthimin e tyre në punë.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se është duke bërë çdo gjë që situata me naftëtarët e Ballshit të zgjidhet.
Ai tha se ka patur edhe takime me presidentin e Azerbajxhanit për t’i dhënë një zgjidhje kësaj situata.
Rama tha se i gjithë problemi i rafinerisë së naftës qëndron tek privatizimi, që sipas tij ka qenë kriminal.