Në 10 vjetorin e 21 janarit ku kanë humbur jetën katër protestues në Bulevard, gazetari Artan Hoxha ka risjellë në vëmendje kthimin e dosjes për hetim.
Hoxha në reagimin e tij bën me dije se nëse dosja nuk do të risillej për hetim një ditë para 10 vjetorit atëherë do të duhej që dosja të rishkruhej, por duket se policia nuk e ka dëshiruar një gjë të tillë dhe tashmë ka edhe 10 vite kohë që të mbyllen hetimet.
Reagimi i plotë:
Përpjekja e bere ditet e fundit nga Policia e Tiranës, duke kërkuar rihetim për ngjarjen e 21 janarit 2011, ka shpëtuar nga varrosja përfundimtare dosjen me numër 285/2011.
Ne rast se kjo dosje nuk do të ishte rihapur deri sot në mëngjes, hetimet do të pushoheshin njëherë e mirë.
Legjislacioni shqiptar për një vepër të tillë penale, parashikon se nëse kalojnë 10 vite nga kryerja e ngjarjes, ajo parashkruhet. Lëvizja e bërë nga policia ka synuar te parandaloje pikerisht kete gje, parashkrimin e dosjes 285/2011.
Nga ky moment, kjo dosje ka edhe 10 vite të tjera kohë për tu hetuar, në mënyrë që të zbulohen personat përgjegjës.
Situata me dosjen e zvarritur te 21 janarit, u duke krejtësisht e pashprese, dhe e mbyllur përfundimisht, kur me 28 shkurt 2020, prokuroret Genc Qano dhe Marjeta Zaimi firmosen pezullimin e hetimeve, me motivacionin për “mosnjohje te autorit te veprës penale”.
Një grup oficeresh te Policisë se Shtetit, sëbashku me familjaret e viktimave dhe nen mbikqyrjen direkte te ish-ministrit Lleshi, nisen përpjekjet për të kërkuar prova te reja qe do te çonin ne rihapjen e hetimeve.
Gjate 7 muajve te fundit, janë kryer të pakten tre takime të ketij grupi pune, ku midis te tjerash u kërkua te zbulohej vrasja e Aleks Nikës, ekzekutori dhe urdhëruesi i këtij krimi.
Po ashtu u kërkua që të zbuloheshin autoret e vrasjeve te mbetura ne tentative, me, pasoja plagosjen e protestuesve dhe gazetareve qe u goditen me arme zjarri nga Garda e Republikës, përfshirë Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bosha, Artes Dybelit, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
Në kerkesen, qe policia i ka dërguar organit te hetimit, i kërkon riinspektim për caktimin e drejtimit të qitjes, gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e gjashte protestuesve.
Po ashtu eshte kryer ndryshimi i oficereve te policisë gjyqësore qe kanë kryer hetimin fillestare si dhe te prokuroreve qe kane drejtuar hetimin. Tashme i mbetet prokurorise se Tiranes, te vendose se çfare do te beje me dosjen 285/2011, nëse do ta mbaj vet apo do tia dërgoje SPAK.